Lacio fundos Interin

03/12/2010 23:05

Në ndeshjen e hapjes së javës së 15 të Serisë A, Lacio ka mundur Interin 3-1 dhe ngjitet në kuotën e 30 pikëve, po aq sa Milani kryesues.

Lacialët interpretuan saktë ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi. Goli i parë dhe i vetmi përsa i takon pjesës së parë të takimit u shënua nga Biava në minutën e 26 të takimit.

Në pjesën e dytë Interi mundohet të reagojë, por nga një gabim në prapavijën zikaltër në minutën e 52 të takimit, përfiton Zarate i cili me një parabol të lehtë çon topin për herë të dytë në rrjetën e interistëve. Zikaltërit ngushtojnë rezultatin dhe u duk sikur rihapën takimin në minutën e 74 me Pandev, por talenti i Lacios, Hernanes shënon golin e tretë në minutën e 89, gol ky që vulos takimin. Inter humb me rezultatin 3-1.

Pas kësaj fitoreje Lacio ngjitet në kuotën e 30 pikëve po aq sa Milani që luan të shtunën ndaj Breshias. Po të shtunën luhet edhe sfida Kievo-Roma ndërsa pjesa tjetër e ndeshjeve luhet ditën e dielë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA