Botërori, Obama: FIFA gaboi me Katarin

03/12/2010 04:15

Presidenti amerikan Barak Obama ka komentuar vendimin e FIFA-s për organizimin e Botërorit 2022 në Katar.

Obama tha se FIFA gaboi me përzgjedhjen e Katarit si vend organizator për Botërorin e 2022, gjithashtu edhe me përzgjedhejn e Rusisë. Sipas tij organizimi i turneut me të rëndësishëm sportiv global duhet të jetë një aktivitet fitimprurës për popullin që e organizon, por Katari dhe Rusia kanë mungesë infrastrukture, cka do të thotë investime të mëdha për të plotësuar objektivat e FIFA-s.

FIFA ditën e enjte shtangu mbarë opinionin botëror teksa vendosi që botërorët e 2018 dhe 2022 të organizohen në Rusi dhe Katar.

Top Channel