Bogdani, pas Jang Bojs kërkohet edhe nga Leçe

03/12/2010 13:45

Nëse fillimisht u cilësua vetëm si një prej spekulimeve të shumta të merkatos, tashmë duket se Çezena po mendon seriozisht të shesë Erjon Bogdanin.

Shqiptari është sulmuesi më i mirë i skuadrës që lufton për mbijetesë në Serinë A, por ai duket se po vuan konkurrencën e Budan. Duke vlerësuar edhe moshën 33-vjeçare të kuqeziut, Çezena synon të shfrytëzojë faktin që “Er-Bomber” ka oferta, në mënyrë që të ketë përfitime financiare.

Bogdani kërkohet nga Jang Bojs në Zvicër, por së fundmi në gjurmët e tij është vënë edhe Leçe. Gjithsesi, klubi nga Berna cilësohet si favorit, duke qenë se ata do t’i japin shansin sulmuesit të luajë në Europa League. Pas fitores së jashtëzakonshme 4-2 me Shtutgartin, zviceranët siguruan përpara kohe kualifikimin për në fazën tjetër të aktivitetit kontinental.

Top Channel