Rreziqet e zbulimeve të Wikileaks

02/12/2010 16:00

Publikimi i dokumentave sekretë nga Wikileaks, një masiv mesazhesh diplomatike që nxorri në shesh ndër të tjera edhe vlerësimet pa doreza për liderët botërore, i xhindosi zyrtarët amerikanë.

Hillari Klinton foli per minim te cdo perpjekjeje te politikes se jashtme amerikane, nje sulm ndaj komunitetiti nderkombetar, aleancave partneriteteve, konventave e negociatave ne te mire te sigurise globale dhe prosperitetit ekonomik. Kongresmeni Peter King kerkoi shpalljen e Wikileaks nje organizate terroriste dhe ndjekjen penale te Julian Assange per spiunazh. Me ekstremja nder thirrje ishte ndoshta ajo e ish-pretendentit republikan per presidencen e Shteteve te Bashkuara, Mike Huckabee qe deklaroi se cdo ndeshkim me i vogel se denimi me vdekje, do te ishte teper i bute per hakerin veteran.

Assange eshte armiku numer nje i momentit per Washingtonin. Dokumentat e publikuara nga site i tij, pretendohet se vene jete njerezish ne rrezik, kompromentojne identitetin e agjenteve sekrete, sigurine e aktivisteve te te drejtave te njeriut, gazetareve dhe disidenteve. Permbajtja e lejon armiqve aksesin ne dokumentat strategjike dhe operative, e krijon nje klime tejet te rrezikshme per trupat amerikane qe sherbejne jashte kufive. Por pas kaq e kaq dokumentesh te hedhura online, pas asaj cfare te gjithe po shohin e po lexojne, shume ngrene pyetjen: a ka vertete ndonje prove reale te ketij rreziku?

A ka ndonje deshmi qe te tregoje lidhjen direkte mes rrjedhjeve te informacionit dhe humbjes se ndonje jete. Tre muaj pasi ëikileaks hodhi ne internet dokumente sekrete mbi luften e Afganistanit, nuk gjendet as edhe nje prove te vetme qe te tregoje se dikush eshte vrare apo demtuar si pasoje e informacionit te ofruar nga site kontrovers. Madje Daniel Ellsberg, ish- ekspert ushtarak, njeriu pergjegjes per eskpozimin e te dhenave te Pentagonit ne 1971-shin ku detajoheshin genjeshtrat dhe mbulimet e disa te vertetave te luftes se Vietnamit, eshte skeptik edhe per besimin e administrates amerikane mbi rrezikun e ketyre informacioneve.

“Ky eshte justifikimi me i mire me te cilin mund te dilnin”, thote ai. Por ka nje pike ku mendimet mbi kete ceshtje perputhen. Nxjerrja e te dhenave do t’ua veshtiresoje punen diplomateve amerikane dhe operativeve te sherbimeve te inteligjences. Ndonese mesazhet nuk paraqesin ndonje rrezik te menjehershem, nje acarim i marredhenieve nderkombetare ne periudhe ndoshta me afatgjate, mund te coje ndoshta drejt asaj qe shumekush i druhet: nje bote me te rrezikshme.

Top Channel