Reali i Madridit kërkon Dzeko

02/12/2010 10:05

Është edhe Edin Dzeko në listën e Realit të Madridit, për të zëvendësuar Gonzalo Higuain.

Sipas raportimeve të të përditshmeve spanjolle Marca dhe As, mesfushori boshnjak i Wolfsburgut është objektivi i parë i klubit spanjoll për merkaton e janarit.

Sulmesi i Mourinho rrezikon një pushim prej më shumë se dy muajsh për një hernie diskale.

Dzeko ndiqet edhe nga Manchester City dhe Juventus.

Në axhendën e Realit të Madridit janë prezent edhe emra si Hugo Almeida, Emmanuel Adebayor, Diego Forlan, Nilmar dhe Romelu Lukaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA