Liverpool, 3 muaj ndalesë për Carragher

02/12/2010 12:00

Ndalesë e gjatë për Jamie Carragher që rrezikon të mos luajë për tre muaj pas një dëmtimi në sup.

Mbrojtësi i Liverpool-it, që është dëmtuar të dielën në ndeshjen kundër Tottenham, duhet të operohet brenda fundjavës, sipas njoftimeve të vetë klubit.

“Duhet të kthehem në fund të shkurtit edhe pse do të bëj të pamundurën për të shkurtuar kohën. Jam gati për t’u stërvitur fortë për t’u kthyer më i fortë se më parë”, është shprehur Carragher.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA