Lindja e Mesme do të organizojë Botërorin e saj të parë.
Edhe pse nuk figuron në pozicionet e para të renditjes së FIFA-s (Katari renditet në vendin e 113-të), Katari është i pasur dhe ka mundësinë për t’i sjellë planetit Kupën e Botës më të mirë të historisë.
10 nga 12 stadiumet e botërorit do të jenë afër Dohas, në një rreze prej 30 kilometrash, gjë që do t’u japë mundësi spektatorëve të ndjekin dy ndeshje brenda ditës, ndërsa lojtarëve mundësinë e shmangies së udhëtimeve të gjata.
Të gjithë stadiumet do të jenë të rehatshme dhe me novacione teknologjike. Për të luftuar të nxehtin e shkretëtirës, në stadiume do të ketë impiante frigoriferike të cilat do të bëjnë të mundur që spektatorët dhe lojtarët në fushë të jenë nën një temperaturë prej 27ºC.
Top Channel