Blatter: Europa Lindore dhe Lindja e Mesme prisnin këtë mundësi

02/12/2010 19:40

Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, përgëzoi vendimin e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të organizmit drejtues të futbollit botëror për zgjedhjen e Rusisë dhe Katarit si organizatore të Botërorëve 2018 dhe 2022 respektivisht.

“Futbolli do të shkojë në toka të reja dhe për këtë falenderoj anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Europa Lindore dhe Lindja e Mesme kishin kohë që e prisnin këtë mundësi”, u shpreh Blatter pas përcaktimit të vendeve fituese.

Zvicerani falenderoi të gjitha kandidaturat “për punën e madhe që kanë bërë”.

“Futbolli ka një vlerë shoqërore dhe edukuese. Bazohet në disiplinë dhe respekt. Është një luftë, por një lojë e pastër. Është një sport që i jep shpresë njerëzimit”, theksoi Blatter.

Top Channel