Alonso, piloti më i mirë i sezonit 2010

02/12/2010 20:40

Edhe pse nuk arriti të shpallej kampion i Formula 1 këtë sezon, piloti i Ferrarrit, Fernando Alonso, është votuar si piloti më i mirë i kampionatit nga shefat e skuderive të Formula 1, sipas një sondazhi të revistës ‘Autosport’.

Kampioni i Botës, Sebastian Vettel, është renditur i dyti.

Klasifikimi, i marrë duke përdorur sistemin e pikëve sipas rregullores së këtij sezoni (25-18-15-12-10-8-6-4-2-1), ka nxjerrë pilotin spanjoll të parin, me nëntë pikë avantazh ndaj të riut gjerman.

“Më bëhet qejfi që drejtuesit e skuadrave më kanë përzgjedhur mua. Është një motiv më shumë për ta konsideruar sezonin që sapo përfundoi një sezon të suksesshëm sepse unë dhe Ferrari luftuam deri në fund”, u shpreh Alonso.

Kjo është renditja e pilotëve më të mirë, sipas sondazhit të realizuar nga ‘Autosport’ me votat e “team principal”:

1. Alonso            229
2. Vettel             220
3. Hamilton        196
4. Webber          146
5. Kubica           129
6. Button             86
7. Rosberg          68
8. Hulkenberg     17
9. Massa            17
10. Barrichello    11

Top Channel