SHBA: Kina të ndërhyjë ndaj Koresë së Veriut

01/12/2010 04:05

Shtëpia e Bardhë pohoi se është detyrë e Kinës që të ushtrojë presion ndaj Koresë së Veriut që të heqë dorë nga kokëfortësia në marrëdhëniet me vendet e tjera.

“Mendoj se do të shihen progrese në bisedimet e ardhshme shumëpalëshe përsa i përket programit bërthamor të Penianit”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Rober Gibs.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë ka ardhur disa orë pas publikimit të lajmit nga ana e Koresë së Veriut ku saktësonte se vendi komunist kishte në posedim mijëra centrifuga për pasurimin e uraniumit.

Top Channel