Reali, Higuain dy muaj jashtë fushe
01/12/2010 20:20
Sulmuesi franko-argjentinas i Realit të Madridit, Gonzalo Higuain do të jetë jashtë fushës së blertë për dy muaj. Kjo pasi mund të operohet për hernie diskale.
Lajmin e ka bërë të ditur Carlos Diez, përgjegjës i stafit mjekësor të klubit.
“Pas 5-6 javë kurimi, situata nuk është përmirësuar dhe mendojmë se ndërhyrja kirurgjikale është një opsion. Nëse kjo ndodh, do të duheshin dy muaj që të rekuperohej”, është shprehur Diez.
Top Channel