Dështimi në mbështetjen e shteteve të Gjirit nën sulm, Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe kritikon vendet arabe: Ku jeni ju sot në kohë vështirësish?
Pas Irlandes është Portugalia ajo që këmbëngul se nuk ka nevojë për një dorëzani të Bashkimit Europian.
Kryeministri Jose Socrates deklaron se vendit te tij i duhet vetem pak me shume besim dhe kaq. Por spekulimet se vendi i tij do te kthehet ne shtetin e trete te eurozones te cilit i lipset suport finaciar, sa vjen e rriten. Deri tani, blloku europian i ka dhene hua Greqise dhe republikes irlandeze.
Letra e fundit me vlere qe emetoi qeveria portugeze rezultoi sot nje sukses, por normat e interesit jane rritur duke treguar renien e besimit ne financat e vendit. Ne fakt, bondet e shitura nga Portugalia, Spanja dhe Belgjika arritën nivelin më të lartë që nga dalja në qarkullim e euros në vitin 1999.
Me rritjen e krizës financiare euroja ra nën vlerën e 1,30 dollarëve dhe ka humbur gati 7 përqind të vlerës përkundrejt dollarit që nga fillimi i nëntorit.
Top Channel