Plas sherri, Superliga në kaos

01/12/2010 22:25

Krijimi i grupit të presidentëve të Ligës Superiore, ende pa filluar mirë punën ka degjeneruar që në mbledhjen e parë të përgjithshme, larg syve të kamerave në momentet e tensionit, në ofendime vulgare deri edhe në goditje me shishe.

Një grup presidentësh ka kërkuar largimin e kryetarit të grupit të presidentëve të Superiores z. Koço Kokëdhima, një kërkesë jashtë rradhe, për më tepër për një vendim që mund ta marrë vetëm Komiteti Ekzekutiv.

Gjithçka duhet të jetë tensionuar më së tepërmi pasi kryetari Kokëdhima ka nxjerrë disa tabulate telefonatash e mesazhesh që nga presidentë e klubeve i drejtonin gjyqtarëve, duke i akuzuar për presione ndaj arbitrave.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe shefi i Sektorit të Gjykimit, Arsen Hoxha në një raport që i ka çuar zotit Kokëdhima në lidhje me kërkesat e shpeshta që kanë pasur presidentët për të mësuar emrat e gjyqtarëve për ndeshjet e tyre ditë përpara zhvillimit të ndeshjes, gjë që bie ndesh me rregullat e reja, sipas të cilave gjyqtarët njoftohen ditën e ndeshjes se ku do të gjykojnë.

Pas degjenerimit të situatës, Ylli Ndroqi, presidenti i Shkumbinit ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i klubit.

Zoti Ndroqi konfirmon pjesën e mesazheve dhe presionet që një pjesë e mirë e presidentëve të Superligës i drejtonin gjyqtarëve.

Për herë të parë ndodh në futbollin shqiptarë që një president i një klubi të Superligës, që siç e cileson ai veten, të papërfshirë në këtë skemë manipulimi, bën akuza të tilla ndaj kolegëve të tij dhe nxjerr në siperfaqe një pjesë të asaj që fshihet realisht përtej fasadës së futbollit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA