Ozil: Humbja ndaj Barcelonës dhemb shumë

01/12/2010 10:25

Mesfushori i Real Madrid, Mesut Ozil, theksoi për gazetën ‘Bild’ se humbja në Camp Nou ndaj Barcelonës ishte më e rënda në karrierën e tij sportive.

“Asnjëherë nuk kisha humbur një ndeshje të rëndësishme kaq thellë. Kjo humbje është e rëndë. Na shënuan dy gola shumë shpejt, por në asnjë moment nuk e lamë ndeshjen”, deklaroi Ozil.

Në lidhje me zëvendësimin e tij pas 45 minutave të para, gjermani me origjinë turke theksoi: “Mourinho po mundohej të ndryshonte diçka, nuk ka asnjë problem. Kam besim tek trajneri.”

Top Channel