Medvedev paralajmëron SHBA

01/12/2010 01:40

Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se një luftë e re armësh do të nisë dekadën e ardhshme në rast se Moska dhe NATO nuk bien dakort për një sistem anti-raketë të përbashkët.

Në fjalimin e përvitshëm drejtuar kombit ai tha se ka kërkuar një mekanizëm të përbashkët bashkëpunimi gjatë samitit që u zhvillua në Lisbonë.

“Po e them hapur se në dekadën e ardhshme alternativat e mëposhtme na presin, ose të biem dakort për mbrojtjen anti-raketë dhe të krijojmë një mekanizëm të plotë bashkëpunimi, ose nuk do të arrijmë një marrëveshje konstruktive. Në këtë rast do të përfundojmë në një spirale të re të garës së armëve dhe duhet të marrim vendime për të zhvendoru sisteme të reja ofensive”, tha Medvedev.

Pas samitit NATO-Rusi kreu i NATO-s, Ander Fogh Rasmusen tha se Moska ka rënë dakort të bashkëpunojë për programin mbrojtës kundër sulmeve me raketa ballistike.

Të martën, Medvedev tha se sistemi i përbashkët do të koordinojë punën mes Rusisë dhe NATO-s si dhe garantimin e sigurisë për të gjitha vendet europiane.

Top Channel