KE heton Google
01/12/2010 01:05
Komisioni Europian nisi hetimet kundër Google pasi motorë të tjerë të kërkimit u ankuan se abuzon me pozicionin dominues duke penalizuar sherbimet e tjera konkurruese.
Hetimi vjen pas ankesave të faqes britanike, Faundem, ku mund të bëhet krahasimi i çmimeve, motorit francez të kërkimit ligjor, Ejustice.fr dhe Microsoft.
Ata thonë se penalizohen nga Google duke u vendosur në fund dhe jo ne krye të listave të saj. Akuzat kanë të bëjnë edhe me pagesat.
Google i hedh poshtë ato, por garanton se do të bashkëpunojë për të zgjidhur çdo shqetësim. Në fillim të këtij viti, Prokurori i Përgjithshëm në Teksas nisi një hetim të ngjashem pas ankesave të disa firmave, përfshirë edhe Foundem.
Top Channel