Kur ka mbetur edhe një ndeshje për të luajtur, Juventus i thotë lamtumirë aventurës europiane në Ligën e Europës edhe pse ende nuk e ka provuar shijen e humbjes në këtë kompeticion.
Bardhezinjtë e Del Nerit, në ndeshjen e vlefshme për grupin A e të luajtur ndaj polakëve të Leh Poznan në Poloni, nuk shkuan dot më shumë se rezultati 1-1 duke arritur barazimin e pestë në këtë kompeticion, por edhe duke u eleminuar, pasi edhe pse nuk janë luajtur ndeshjet e fundit, skuadrat vijojnë më tej janë Mancester City, që mundi Salzburgun 3-0 dhe Leh Poznan.
Ndërkohë në grupin B grekët e Arisit të Selanikët kanë shtangur Atletikon e Madridit brenda në Spanjë, duke fituar 2-3, ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi Leverkusen fitoi 0-1 ndaj Rozenborgut duke blinduar kreun në kuotën e 11 pikëve.
Ndeshjet e gjashta dhe të fundit të fazës në grupe të Europa Ligë rikthehen në datat 15 dhe 16 dhjetor.
Top Channel