Europa League, Zenit mposht Anderlecht 3-1
01/12/2010 21:55
Zeniti vazhdon me pikë të plota në Europa League, pas ndeshjes së 5 të grupit G. Skuadra e stërvitur nga Spalletti, e kualifikuar që më parë, ka mundur në shtëpi Anderlecht 3-1.
Golat janë shënuar nga Ionov (12′), Bukharov (65′) e Huszti (88′).
Për holandezët goli i nderit është shënuar nga Kanu në minutën e 87′.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Hajduku i Splitit ka humbur në shtëpi 1-3 nga Aek, falë golave të Scocco (51′), Manolas (61′) dhe Blanco (84′).
Goli për vendasit është shënuar nga Buljat në minutën e 90.
Top Channel