Boks, Evander Holyfield kthehet në ring

01/12/2010 17:40

Kthehet në ring Evander Holyfield, ish kampioni i peshave të rënda WBA, WBC, IBF e IBO, që në moshën 48 vjeçare do të përballet më 5 mars të 2011-s, në Danimarkë, me veteranin danez Brian Nielsen, 45 vjeç.

Ndeshja më e fundit e Holyfield është bërë prillin e shkuar kur mundi afrikanojugorin Francois Botha.

Holyfield ka në karrierën e tij 43 fitore, 10 humbje dhe 2 barazime.

Nielsen ka qenë kampion i botës në peshat e rënda në kategoritë IBO e IBC.

Top Channel