Assange: Klinton duhet të largohet

01/12/2010 02:20

Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, e kthyer në qendrën e ciklonit që ka shpërthyer pas publikimit të dokumenteve sekrete të diplomacisë amerikane, deklaron se pas zbardhjes së këtyre dokumenteve, Hillari Klinton duhet të japë dorëheqjen.

Në një intervistë të dhënë nëpërmjet Skype për gazetën e përjavëshme amerikane, Usa Time, Assange shprehet nuk ka ndonjë ndryshim nëse e shkarkojnë apo do të japë dorëheqjen, e rëndësishme është që ajo të largohet.

“Në rast se vërtetohet se Klinton ka udhëzuar diplomatët amerikanë të spiunojnë Kombet e Bashkuara në kundërshtim me konventat ndërkombëtare ku merr pjesë edhe SHBA, ajo duhet të largohet nga detyra e Sekretares së Shtetit”, citohet Assange për Usa Time.

Top Channel