Wikileaks, Mubarak “këshillon” SHBA-të

30/11/2010 15:25

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak i kishte këshilluar SHBA-ve në 2008-ën që të harrojnë demokracinë në Irak dhe të mbështesin diktaturën.

Kështu thuhet në një dokument të ambasadës amerikane në Egjipt që raporton komentet e presidentit të bëra gjatë një vizite të disa parlamentarëve amerikanë në Kajro.

Mubarak i kujton delegacionit amerikan se ishte kundër pushtimit të Irakut në 2003-shin, por i këshilloi atyre të mos tërhiqen, sepse do të shërbente vetëm për të përforcuar pozitën e Iranit në rajon.

“Harroni demokracinë, irakianët janë nga natyra shumë të dhunshëm”, kishte deklaruar presidenti egjiptian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA