SHBA, i riu somalez deklarohet i pafajshëm

30/11/2010 13:05

Një adoleshent amerikan me origjinë somaleze, i arrestuar në shtetin e Oregonit pasi po planifikonte një atentat me bombë, është deklaruar i pafajshëm.

Mohammed Osman Mohamud, 19 vjec, ka hedhur poshtë akuzat se do të hidhte në erë një armë të shkatërrimit në masë, pranë pemës së Krishtlindjeve.

Ai u kap nga agjentët e FBI-së, të cilët organizuan një operacion karemi, për shërthimin e një bombë të rremë në Portland.

Aktualisht Mohamud ndodhet në gjëndje burgimi, në pritje të procesit që do të nisë ndaj tij në muajin shkurt. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Avokatët e tij thonë se 19-vjecari mund të jetë nxitur nga agjentët federalë për të kryer krimin, duke qenë se edhe operacioni ishte një karem.

Top Channel