
Presidenti rus Dmitry Medvedev do të mbajë sot fjalimin e tij vjetor drejtuar popullit të Rusisë. Përmbajtja e tij për momentin mbahet sekret.
Fjalimi është një mundësi për të mbështetur arritjet e Kremlinit në vitin e fundit dhe për të nxjerrë në pah gjërat të cilat duhet ende të bëhen.
Zoti Medvedev pritet të prekë cështjen aq të rëndësishme për të, që është nevoja për modernizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe infrastrukturës në Rusi.
Ai mund të flasë gjithashtu për sistemin politik të vendit në momentin kur do t’i drejtohet të dyja dhomave të Parlamentit.
Vetëm pak ditë më parë, presidenti Medvedev shprehej në një video se Rusia rrezikohet nga një “amulli politike” nëse nuk krijon hapësira të reja për partitë e opozitës.
Top Channel