Pakistan, sulmohen web site-t qeveritare

30/11/2010 13:35

Rreth 40 faqe interneti të qeverisë pakistaneze janë sulmuar sot nga një grup piratësh informatikë, të quajtur “Indian Cyber Army”.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “The Dawn”, në edicionin on line të saj, në të cilin thuhet se marrja përsipër e përgjegjësisë së sulmit u bë me një e-mail.

Sipas burimit, në mesazhin e postës elektronike piratët sqarojnë se sulmi është kryer për t’u hakmarrë për sulmet e 26 nëntorit të vitit 2008 në Mumbai.

Ndërkohë, autoritetet zyrtare nga Islamabadi kanë deklaruar se kanë rimarrë nën kontroll web site-t e manipuluara.

Top Channel