Mourinho, UEFA e dënon me një ndeshje

30/11/2010 19:15

Komisioni i Disiplinës dhe Kontrollit i UEFA-s ka pezulluar trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho, me një ndeshje pezullim dhe 40 mijë euro gjobë, pasi urdhëroi lojtarët e tij, Sergio Ramos dhe Xabi Alonso, të merrnin kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen ndaj Ajax.

Një ndeshje tjetër pezullim do të jepet për portugezin nëse veprimi i tij përsëritet brenda tre viteve të ardhshme, ndërsa vetë lojtarët do të pezullohen një ndeshje nëse përsërisin veprimin.

Mourinho nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampioneve ndaj Auxerre.

UEFA gjithashtu ka “përdorur” klubin madrilen për të mbushur arkat: kanë marrë një gjobë prej 40 mijë eurosh secili lojtarët e përfshirë në incident, Sergio Ramos dhe Xabi Alonso; Casillas është gjobitur me 10 mijë euro, ndërsa portieri i dytë, Jerzy Dudek me 5 mijë euro.

Vetë klubi ka marrë një gjobë prej 120 mijë eurosh duke e çuar shifrën totale të gjobave në 215 mijë euro.

Top Channel