Komisioni Evropian, hetim Google

30/11/2010 12:50

Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj Google pasi disa motorë të tjerë kërkimi janë ankuar se kjo firmë ka abuzuar me pozicionin e saj dominues.

KE ka deklaruar se do të hetojë për të zbuluar nëse motori prestigjoz i kërkimeve ka ulur vlerën e konkurrencës të shërbimeve të tjera.

Hetimi është hapur pas ankesave nga ueb sajti britanik Foundem dhe ai francez i kërkimit, ejustice.fr. Nga ana e saj, Google ka deklaruar se do të bashkëpunojë me Komisionin për zgjidhur cdo problem.

Më herët gjatë vitit, prokurori i përgjithshëm i Teksasit nisi një hetim të ngjashëm pas ankesave të një sërë kompanive, mes të cilave ishte edhe Foundem.

Top Channel