Kina: SHBA, më kujdes me dokumentat sekrete

30/11/2010 14:45

Kina i është përgjigjur rrjedhjes së informacioneve nga institucionet amerikane, duke i bërë thirrje SHBA që të menaxhojnë si duhet cështjet e rëndësishme.

Reagimi ka ardhur nga Ministria e Jashtme e Pekinit, e cila u ka dërguar edhe mediave një komunikatë lidhur me qendrimin e saj.

Reagimi i Kinës vjen në një moment kur dokumentat e publikuara nga Wikileaks tregonin se Pekinit i ka sosur durimi me Korenë e Veriut, e cila sillet si “një fëmijë i llastuar”.

Gjithashtu, sipas Wikileaks, qeveria kineze është në favor të bashkimit të Koresë së Veriut me atë të Jugut, duke formuar një shtet që të kontrollohet nga Seuli.

E gjithë kjo vjen në një moment kur situata mes dy Koreve është më e tensionuar se kurrë, pas bombardimit që Veriu i bëri një ishulli të Jugut.

Top Channel