Irani, më 6 dhjetor takimi me grupin “5+1”

30/11/2010 13:30

Do të mbahet më 6 dhe 7 dhjetor, në Gjenevë, raundi i dytë i bisedimeve mes Iranit dhe grupit 5+1 lidhur me cështjen bërthamore të Teheranit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, e cila ka marrë dritën jeshile nga negociatori iranian Saeed Jalili.

Në grupin 5+1 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermania.

Pak ditë më parë Teherani zyrtar njoftoi nisjen nga puna të centralit bërthamor të Bushehrit, ndërkohë që dje një virus informatik bllokoi centrifugat e centralit të Natanzit.

Presidenti Mahmoud Ahmadinejad akuzoi për këtë ndërhyrje fuqitë perëndimore, të cilat i konsideron gjithashtu përgjegjëse për vrasjen e një shkencëtari të fizikës bërthamore.

Top Channel