Beckham: Nuk kthehem në Premier League

30/11/2010 18:50

David Beckham këmbëngul se nuk do të luajë me Everton në formë borxhi duke filluar nga janari.

Arsyeja e vetme është se ish-kapiteni i kombëtares angleze nuk mund të luajë me asnjë ekip tjetër anglez përveç Manchester United.

Mesfushori 35-vjeçar u shpreh: “Është gjithmonë bukur kur kërkohesh nga klube të rëndësishme, por unë jam tifoz i Mnachester United dhe nuk mund të luaj me asnjë ekip tjetër në Premier League.”

Top Channel