Xavi: Guardiola do hyjë në histori, jo Mourinho

29/11/2010 14:30

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, deklaroi se e respekton shumë trajnerin e rivalëve madrilenë, Jose Mourinho, por mendon se ai që do mbahet mend do të jetë Josep Guardiola, trajneri i tij te Barcelona.

“Trajnerë si Sacchi, Cruyff apo edhe Ferguson janë trajnerë që do mbeten në histori sepse kanë krijuar një sistem loje të ndryshëm dhe për më tepër kanë fituar. E njëjta gjë do të ndodhë me Guardiola. Gjithsesi, mendoj se Mourinho është një njeri shumë i zgjuar dhe që e njeh mjaft mirë futbollin”, u shpreh Xavi në një intervistë për ‘L’Equipe’.

Më tej, Xavi foli edhe për fitoren e Ligës së Kampioneve nga ana e Interit në sezonin e kaluar: “Inter mund të fitojë trofeun sepse ka lojtarë shumë të mirë dhe u ndihmua nga fati, por Inter nuk do të kujtohet pas shumë vitesh. Spanja dhe Barcelona janë referenca e futbollit botëror.”

Xavi foli edhe për Topin e Artë: “Mendoj se e meriton një futbollist spanjoll çmimin sepse jemi në epokën e Spanjës.”

Top Channel