
Mbreti i ardhshëm, pasues i Elisabetës II do të jetë princi Carls. Kështu dëshiron djali i tij, princi William, i cili duket se nuk ka asnjë qëllim që të “mundë” të atin dhe të ngjitet në fron.
Pavarësisht se të gjitha sondazhet britanike flasin për William si mbret të ardhshëm, ai vetë mendon se sovrani më i mirë i vendit do të jetë princi Carls.
“Nuk ka diskutim që im atë do të jetë mbreti”, mësohet të ketë deklaruar 28-vjecari, i cili duket se vitet e ardhshme ka plane të tjera në mendje.
Në pritje të martesës së shekullit, që do të mbahet më 29 prill mes princit William dhe të fejuarës së tij, Kate Middleton, djali i parë i princit Carls dhe princeshës së ndjere Diana, frenon dëshirën e popullit për ta parë atë si mbret.
Princi William, mesa duket e di se cili është vendi i tij në Familjen Mbretërore, si dhe vlerëson babanë dhe punën e tij në këto vite.
Top Channel