Wikileaks, zyrat në një bunker

29/11/2010 16:00

Australiani Julian Assange, një militant trim i së vërtetës për përkrahësit e tij dhe një njeri i etur për publicitetet në sytë e kritikëve, duhet të jetë përgatitur edhe për pasojat tani që falë tij, informacione delikate të Shteteve të Bashkuara janë bërë pjesë e domenit publik.

Vendi i vet i origjinës dha goditjen e parë. Australia premtoi te mbeshtese cdo veprim ligjor qe Shtetet e Bashkuara mund te vendosin te ndermarrin ndaj aktivistit te internetit. “Ne kendveshtrimin tone, – deklaroi ne Kanberra prokurori i pergjithshem Australian Robert McClelland, –nje sere ligjesh jane shkelur me kete levizje, qe policia federale e vendit po i kontrollon imtesisht”.

39-vjecari e krijoi Wikileaks-in ne 2006-ten, si nje organizate mediatike jo fitim-prurese qe publikon dokumenta jo zyrtare, pa ekspozuar burimin. Zyrat ku perpunohen keto te dhenat e hidhen ne internet, sic ka rrefyer ai vete, eshte nje bunker thelle nentoke, por nuk tregoi se ku ndodhet saktesisht. “Na pergjojne, kane vene pergjues neper mure”, do te shprehej ai. Duhet te levizim edhe prej andej, nuk eshte me vend i sigurte.

Pas akuzave per perdhunim dhe ngacmime seksuale, Assange do te shfaqej ne publik i dobesuar, nervoz, i zbehte, kembengules ne pretendimet se ishte e gjitha nje farse, nje gracke e ngritur me shume kujdes per t’i rrenuar imazhin dhe kredibilitetin pas publikimit te dokumenteve sekrete mbi luften e Irakut dhe ate te Afganistanit. Per kete njeri, jeta ka qene nje arrati e vazhdueshme. Ne 1995-en u akuzua bashke me nje mikun e tij per aktivitete piraterie. Ne ate rast u kap, pranoi fajesine e u gjobit me mijera dollare australiane. I shpetoi burgut vetem me kushtin qe te mos e perseriste gabimin.

Per tre vjet punoi paskesaj me akademiken Suelette Dreyfus, e shkroi me te nje liber qe do te kthehej ne nje bestseller te vertete ne boten e informatikes. Por me Wikileaks gjeti vokacionin e vertete, e sigurisht edhe telashet qe mesa duket nuk e ndalojne t’i shkoje deri ne fund iniciativave te veta, madje as kur flitet per akuza te materializuara ne mandate-arresti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA