Teuta mposht Skënderbeun

29/11/2010 20:55

Teuta ka arritur t’i marrë tre pikë shumë të rëndësishme Skëndërbeut në fushën e saj, duke e mundur me rezultatin 2-0.

Ka qenë një ndeshje e tensionuar dhe e ashpër, sidomos nga skuadra korçare e cila në takimet e fundit ka treguar më shumë tensionin dhe presionin që i është ushtruar.

Goli i Çotës në mbyllje të pjesës së parë ka sjellë avantazhin për Teutën, por trajneri i Skëndërbeut, Shkëlqim Muça ka humbur toruan duke protestuar ashpër për faull, gjë që ka detyruar gjyqtarin Jemini ta nxjerrë me kartonin e kuq e ta largojë për në tribunë.

Në pjesën e dytë Bërkiç shënon golin e barazimit, por për gjyqtarin anësor Doda, ka qenë pozicion jashtë loje edhe pse nga pamjet duket shumë i dyshimtë vendimi.

Pikërisht ky episod ka sjellë një tjetër moment tensioni edhe më të ashpër nga lojtarët e Skëndërbeut të cilët kanë ofenduar anësorin dhe Biçi e ka goditur me kokë, duke dalë edhe ai me kartonin e kuq.

Me 10 lojtarë në fushën e lojës e tejet të acaruar, lojtarët e Skëndërbeut nuk arrijnë të krijojnë e të kërcënojnë portën e Teutës.

Në minutën e 77 mbeten edhe me 9 lojtarë pasi Joliç për një ndërhyrje të ashpër merr kartonin e dytë të verdhë.

Në mbyllje të takimit Teuta dyfishon këtë herë e ndihmuar nga mbrojtësi korçar Lako, i cili shënon një autogol.

Kjo humbje ngjit Teutën në vendin e gjashtë, ndërkohë që Skëndërbeu rrezikon të humbasë edhe vendin e dytë në rast fitoreje të Dinamos me Besën ditën e martë.

Top Channel