SHBA, Obama ngrin rrogat e sektorit publik

29/11/2010 17:55

Administrata Obama ka ngrirë rrogat e punonjësve federalë civilë për dy vjet, në 2011 dhe 2012.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shtëpia e Bardhë, duke nënvizuar se iniciativa është pjesë e masave që synojnë reduktimin e deficitit.

Ngrirja e rrogave do të sjellë kursime prej 2 miliardë dollarë në aplikimet fiskale për vitin 2011, 28 miliardë dollarë në 5 vitet e ardhshme dhe mbi 60 miliardë në 10 vjet.

Edhe pse autoritetet amerikane pretendojnë se rimëkëmbja ekonomike është në rrugën e duhur, marrja e kësaj mase tregon se nuk është plotësisht e vërtetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA