SHBA, hakeri i mirë bllokoi Wikileaks
29/11/2010 21:45
Quhet “Jester” hakeri që thotë se ka bllokuar ditën e djeshme faqen e internetit të Wikileaks, që ka publikuar një mori dokumentesh sekrete.
Lajmin e bën të ditur CNN, sipas të cilës Jester ka marrë përsipër përmes Twitter autorësinë e veprimit të tij.
Ai është shprehur se përhapja e këtyre informacioneve të rezervuara do të kishte vënë në rrezik jetën e trupave amerikane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të SHBA.
Ky haker e cilëson veten e tij “një kriminel informatik të mirë”, që lufton në favor të së mirës dhe që aktiviteti i tij është të “errësojë” faqe interneti islamike.
Top Channel