SHBA forcojnë masat e sigurisë

29/11/2010 18:55

Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar agjencitë qeveritare që të forcojnë masat e qarkullimit të dokumenteve të klasifikuara, pas publikimeve të fundit të Wikileaks.

Agjencitë janë urdhëruar që të forcojnë procedurat për menaxhimin e informacioneve sekrete, duke bërë që punonjësit të kenë akses vetëm tek ato dokumente që duhen për punën e tyre dhe jo tek të tjerat.

Faqja e internetit e themeluar nga Julian Assange ka publikuar mbi 250 mijë dokumenta të hartuara nga diplomacia amerikane.

Ato ofrojnë opinione të hapura mbi liderët botërorë, si dhe diskutime për cështjet e sigurisë.

Prokurori i përgjithshëm Eric Holder njoftoi pak më parë nisjen e një hetimi penal ndaj Wikileaks dhe atyre që lëshojnë informacione, duke paralajmëruar ndëshkimin e atyre që do të rezultojnë përgjegjës.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar gjithashtu se lëshimi i dokumenteve është një veprim i pakujdesshëm që vë në rrezik jetët e diplomatëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta