Real Madrid, Higuain do të mungojë

29/11/2010 12:50

Gonzalo Higuain nuk do të luajë në ndeshjen e sotme Barcelona-Real Madrid.

Sulmuesi argjentinas i Realit është parë dje duke çaluar në mbërritjen e ekipit të tij në Barcelonë dhe sot nuk ka kaluar dot provat mjekësore.

Higuain mungoi edhe në ndeshjen e mesjavës Ajax-Real Madrid për shkak të një problemi muskular.

Në këtë mënyrë, trajneri i Realit, Jose Mourinho, mendohet se do ta zëvendësojë lojtarin e dëmtuar me sulmuesin francez Karim Benzema, por nuk përjashtohet mundësia që portugezi të fusë nga fillimi i ndeshjes mesfushorin Lass Diarra.

Nëse Diarra do të jetë titullar përballë Barcelonës, ekipi “merengues” do të luajë me tre mesfushorë (Xabi Alonso, Sami Khedira dhe Lass Diarra) prapa linjës sulmuese të përbërë nga Di Maria, Ozil dhe Cristiano Ronaldo.

Top Channel