Polici afgan vret 6 ushtarë të NATO-s
29/11/2010 16:40
Një person i armatosur dhe i veshur me uniformë policie ka vrarë gjashtë ushtarë të huaj në një komisariat policie në Afganistan.
Lajmin e kanë bërë të ditur forcat e NATO-s, sipas të cilave personi i armatosur hapi zjarr gjatë një seance trajnimi në rajonin Pachir Uagam.
Autoritetet lokale, të cilat bëjnë të ditur se autori i sulmit ka mbetur i vrarë, deklarojnë gjithashtu se ngjarja nuk ka qenë e paramenduar, por ka ardhur si pasojë e një keqkuptimi.
Kontigjenti i NATO-s nuk ka publikuar kombësinë e ushtarëve të vrarë, por burime lokale kanë deklaruar se ata ishin amerikanë.
Top Channel