
Parisi nuk e konsideron ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremic si fytyrën moderne të Beogradit, sic atij i pëlqen ta shohë veten.
Ky pohim i prerë dhe therrës për ministrin serb me maniera perëndimore që flet në mënyrë të përkryer anglisht, është i pari që prek drejtpërdrejt një fushë ku mpleksen edhe interesat e shqiptarëve. Në pritje të publikimit të telegrameve me origjinë ambasadën amerikane në Athinë, Tiranë e Prishtinë, që sic është lajmëruar pritet të hedhin dritë mbi cështje delikate të marrëdhënieve greko-shqiptare, apo edhe për cështjen e Kosovës, nga telegramet e Parisit spikat edhe nje telegram. Eshtë një korrespondecë e klasifikuar prej ambasadorit amerikan në Paris si ‘sekret/noforn’, pra që përvecse sekret, nuk duhet të bjerë as në duar të shtetasve joamerikanë.
Telegrami informon mbi takimet e ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit Filip Gordon me politikbërës francez gjatë një vizite në Paris më 11 shtator të vitit të kaluar. Në takim me këshilltarin diplomatik të Presidentit Sarkozy Jean-David Levitte, ky i fundit vë re se misioni i EULEX ka probleme diplomatike me qeverinë kosovare dhe publikun, pas firmosjes së dy protokolleve teknike me Serbinë. Ata po shpresojnë të sigurojnë një qetësi të vazhdueshme në Kosovë në përspektivën e zgjedhjeve lokale, thuhet ne telegram, që në fakt u zhvilluan në më 15 nëntor të vitit të kaluar.
Ndihmës-sekretari amerikan Gordon tha se kosovarët duhet t’i pranojnë protokollet, por atyre u duhet shpjeguar qartë se janë marrëveshje teknike që nuk kanë impakt në statusin e pavarësisë së Kosovës.
Këshilltari diplomatik i presidentit Sarkozy, thuhet në telegram, kritoi gjithashtu edhe ministrin serb të Punëve të Jashtme Jeremic, duke thënë se ai nuk bën asgjë për përkrahur serbët që të kthehen dhe të marrin pjesë në qeverisjen e Kosovës. Ai bën premtime të mëdha sa herë vjen në Francë, por që nuk pasohen nga akte konkrete.
Levitte nuk takohet më me të dhe nuk e konsideron atë si fytyrën moderne të Beogradit, sic ai pretendon se është. Në të njëjtin telegram, sa i takon mosmarrëveshjeve greko-maqedonase për emrin, këshilltari i presidentit francez shpehet optimist se një qeveri e re në Athinë do të ishte më fleksibël për cështjen e emrit të Maqedonisë. Në kohën e takimit Greqia ishte në fushatë elektorale dhe pas zgjedhjeve të 4 tetorit, në fuqi erdhi PASOK-u.
Diplomati francez shprehu shpresën se nëse komuniteti ndërkombëtar mund të bindë Maqedoninë të heqë dorë nga ideja e një referendumi dhe Greqia të braktisë idenë për nëvojën e ndryshimit të pasaportave maqedonase, mund të bëhen përparime në cështjen e emrit.
Po ashtu, shprehet se zgjedhjet e ardhshme ënë Gjermani, që në fakt u mbajtën po atë muaj, t’i lejonin qeverisë së re të ishte më e hapur ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian për të përfshirë edhe vendet e Ballkanit perëndimor. Parisi dëshëron ta mbajë hapur derën e zgjerimit, edhe nëse procesi i anëtarësimit mund të marrë kohë, përfundon telegrami.
Top Channel