Izrael, zgjidhet shefi i ri i Mossad-it

29/11/2010 17:30

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar sot emërimin e Tamir Fredo si shef të ri të shërbimit sekret, Mossad.

Fredo zëvendëson në këtë detyrë Meir Dagan, i cili për tetë vjet me radhë ka drejtuar operacionet e shërbimeve të spiunazhit.

Fredo ka një karrierë të gjatë në radhët e Mossad, me detyra të ndryshme që përfshijnë edhe atë të nëndrejtorit.

Ai pritet të marrë zyrtarisht detyrën muajin e ardhshëm, pas një miratimi të një komisioni ministerial, që ka për detyrë verifikimin e aftësive të nevojshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta