Iran, virusi bllokon centrifugat nukleare

29/11/2010 16:20

Disa centrifuga, të angazhuara për pasurimin e uraniumit në impiantet bërthamore të Iranit, janë goditur nga një virus informatik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, në një konferencë për shtyp ku virusin ia ka atribuar Stuxnet-it.

“Kanë arritur të krijojnë probleme tek një numër i kufizuar i centrifugave tona në impiantin e Natanzit, me programin që kanë instaluar në pjesët elektronike”, ka deklaruar Ahmadinejad.

Ndërkohë, po sot në Iran, një shkencëtar i fizikës bërthamore humbi jetën në një shpërthim, ndërsa një tjetër u plagos në një atentat analog.

Duke reaguar për ngjarjen, presidenti Ahmadinejad ka akuzuar në mënyrë direkte fuqitë perëndimore dhe Izraelin.

Ndërsa dokumentet e publikuara në faqen Wikileaks ai i ka cilësuar si pjesë të një lufte psikologjike të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta