Irak, shmanget sulmi ndaj ambasadës franceze

29/11/2010 21:25

Forcat irakene të sigurisë kanë shmangur një plan për një atentat vetëvrasës me autobombë ndaj ambasadës franceze në Bagdad.

Lajmin e ka bërë të ditur sot një funksionar i lartë i Ministrisë së Brendshme irakene, gjenerali Ahmed Abu Rghif.

“Kemi sekuestruar makinën dhe personin që duhet ta drejtonte drejt selisë diplomatike franceze”, ka deklaruar drejtori i cështjeve të brendshme.

Zyrtari i lartë ka shtuar më tej se po zhvillohen hetime për të zbuluar personat e tjerë që kanë ideuar sulmin e shmangur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA