Vettel: Do doja të pilotoja një Ferrari

28/11/2010 13:20

Sapo ka festuar në vendlindjen e tij titullin botëror në Formula 1, por piloti i ri gjerman, Sebastian Vettel, rrëfen se ëndrra e tij është të pilotojë një Ferrari.

“Është e qartë se ëndrra ime, objektivi im është që një ditë të pilotoj një Ferrari. Ose edhe një Mercedes, një tjetër makinë mitike”, është shprehur Vettel për gjermanen ‘Bild’.

Gjithsesi, Vettel sqaron menjëherë se tek skuderia e tij aktuale gjendet shumë mirë : “Për momentin jam shumë i nderuar që bëj pjesë në një ekip si Red Bull, kam dhe dy vite të tjera kontratë dhe kemi shumë ambicie, si unë ashtu edhe skuderia.”

Vettel, 22-vjeçar, dy javë më parë në Abu Dhabi është bërë kampioni më i ri në historinë e Formula 1.

Top Channel