Juve, vetëm barazim me Fiorentinën

28/11/2010 08:00

Juventus barazon 1-1 me Fiorentinën në ndeshjen e dytë të javës së 14-të të Serisë A.

Ekipi mik kalon në avantazh që në minutën e katërt falë një autogoli të mbrojtësit juventin Motta, i cili devijon në portë një krosim të Vargas.

Portieri i Fiorentinës Boruc, pati një ditë të mirë duke pritur një goditje dënimi të Del Pieros dhe dy finalizime të Iaquinta dhe Chiellini, por nuk mund të bëjë dot gjë në goditjen e dënimit të Pepe në minutën e 83-të.

Edhe pse Fiorentina i luajti minutat e fundit me 10 futbollistë për shkak të kartonit të uq të lojtarit të saj Felipe, Juventus nuk mundi të shënojë një gol tjetër që do t’i jepte trepikëshin.

Top Channel