Aksident në aeroportin e New York-ut, avioni me pasagjerë përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët
12 militantë janë arrestuar në Irak në lidhje me një sulm vdekjeprurës të kryer pak kohë më parë ndaj një kishe në Bagdad.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Jawad Bolani, sipas të cilit arrestimet janë kryer përmes disa operacioneve të realizuara në ditët e fundit.
“Këto operacione kanë qenë të suksesshme dhe përbëjnë një goditje të rëndë ndaj Al Kaedës”, ka deklaruar ministri.
Mbi 50 persona mbetën të vrarë kur militantët e armatosur morrën nën kontroll kishën Zonja e Shpëtimit, më 31 tetor.
Ekstremistët morën peng kishën katolike gjatë meshës së të dielës, duke kërkuar në këmbim të lirimit të saj lirimin e militantëve të Al Kaedës.
Pengmarrja mori fund vetëm kur forcat e sigurisë bastisën kishën pas një orë negociata. Gjatë ndërhyrjes 60 persona mbetën të plagosur.
Top Channel