
Në ditën kur Wikileaks, faqja e internetit që po trondit qeveritë më të mëdha botërore, njoftoi për publikimin e dokumentave sekrete që tregojnë marrëdhëniet e “fshehta” mes qeverive të ndryshme, serverat e saj janë bërë të paarritshëm.
Wikileaks zakonisht shkon offline pak orë para publikimit të dokumenteve sekrete për t’u dhënë kohë ngarkimit të tyre. Por ditën e sotme në internet qarkullojnë hipoteza të ndryshme, nga ajo e mbingarkesës për shkak të klikimeve të shumta dhe deri të ajo e një sulmi të mundshëm të hackerave, hipoteza këto që gjithësesi mbeten për t’u vërtetuar.
Ndërkohë, ende nuk dihet vendndodhja e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange. Dalja e fundit e tij ka qenë me anë të një videokonferencë në Aman të Jordanisë.
‘Nuk mund të jem aty me ju dhe jam i detyruar të adresoj këtë mesazh me anë të kësaj videoje. Jordania nuk është vendi perfekt kur ke CIA-n që të është vënë pas”, deklaron Assange në videon e tij për gazetarët investigativë në Jordani.
Top Channel