Superliga, Tirana ndal Flamurtarin

27/11/2010 18:30

Një gol i Plakut në minutat e fundit të takimi i ka dhënë fitoren 2-1 Tiranës në supersfidën e luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Bardheblutë kaluan të parët na avantazh me anë të Pejiç që realizoi në minutën e 24, gol ky që vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Flamurtari reagon duke barazuar me Xhafajn në minutën e 56-të. Por kur pritej fërshëllima përfundimtare, Plaku shënon në portën e vlonjatëve duke I dhënë fund ecurisë pozitive të Flamurtarit në javët e fundit.

Ndërkohë në ditën kur presidenti i Elbasanit, Arben Laze ka dhënë dorëheqjen, verdheblutë kanë arritur fitore 3-2 ndaj Bylisit të Ballshit.

Top Channel