Elbasani, Laze vendos aksionet në shitje

27/11/2010 17:15

Presidenti i skuadrës së Elbasanit, Arben Laze ka vendosur të shesë aksionet e tij tek skuadra verdheblu.

Akutalisht Laze mban pjesën më të madhe të aksioneve të FK Elbasanit duke mbajtur edhe postin e presidentit të klubit. Në këtë post Laze ka arritur të ngjisë skuadrën verdheblu një herë Kampione të Shqipërisë, dhe njëherë tjetër nënkampione.

Vendimi i Lazes ka ardhur pas problemeve financiare që ka klubi elbasanas dhe pas rezultateve të dobëta që ka marrë ekipi në Supeligë, duke mbajtur vendin e fundit me vetëm 6 pikë.

Top Channel