Dortmund fiton dhe mban distancën

27/11/2010 21:00

Borusia e Dortmundit ka fituar 4-1 ndaj Monchengladbach duke mbajtur në kuotën e 7 pikëve diferencën nga vendi i dytë që mbahen nga Mainc.

Kryesuesit e Bundesligës u zunë në befasi nga miqtë në minutën e 33 teksa Reus shënoi në portën e tyre. Por në sekondat e fundit të pjesës së parë, Subotiç barazpëshon rezultatin për Dortmund.

7 minuta nga nisja e pjesës së dytë Kagaua shënon duke kaluar në avantazh vendasit që nuk mjaftohen me kaq por rigjejne rrjetën edhe 2 herë të tjera, përkatësisht në të 77 me Groskreutz dhe 88 me Barrios.

Dortmund mban kryesimin në kuotën e 37 pikëve, ndjekur nga Mainc 30, Leverkusen 26, Hanover 25 dhe Bajern Mynih 23.

Top Channel