Dëmtimet, Benitez thërret të rinjtë

27/11/2010 15:15

I ndodhur në vështirësi për shkak të dëmtimeve të shumta, trajneri i Interit, Rafael Benitez ka thërritur në formacion për ndeshjen kundër Parmës 5 lojtarë nga ekipet zinxhir.

Lista me 20 lojtarët anti-Parma u shpërnda për shtyp në një konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes kundër Parmës që do të luhet ditën e dielë në orën 12:30.

Ndaj Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14 të Serisë A, zikaltërit duhet të bëjnë edhe pa Muntarin, ndërkohë pritet që nga stoli ta nisë ndeshjen edhe Tiago Mota.

Top Channel